€75,00

Check Availability

Available
Not Available
Selected
Tour type: Specific Date
Maximum number of people: 30
Location: Kosovë, Gjakovë, Pejë
Rate:

Overview

Dita e parë

Nisja  në orën 6:00 në mëngjes. Ndalesa e parë do bëhet në një nga Restorantet në Kukes prane grykderdhjes te lumit Drin për mengjes dhe me pas do vazhdojmë rrugën e Kombit. Gjatë rrugës do të vizitojmë  Manastirin e Decanit. Vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Rugovës ku do ndalojmë here pas here për foto për të memorizuar bukuritë e natyres së grykes dhe kanionit të Rugovës. Dreka në Grykën e Rrugovës. Pasi kemi konsumuar dreken bëjmë kthimin për në Gjakovë ku do të bëhet akomodimin, gjatë rrugës  ndalesë të shkurtër në qytetin e Pejës ku do të vizitojmë qytetin e bukur të Pejës. Akomodimi dhe darka ne hotel

 

Dita e dytë

Pas mengjesit do te marrim rrugën për në Rahovec ku do të vizitojmë dhe degustojmë verën e kësaj zone. Rajoni i Kosovës, i njohur në lashtësi si Dardania, shquhej për prodhimin e verës më të mirë në Ballkan, traditë kjo që u “vodh” nga vendet perëndimore të Europës, si Italia dhe Franca. Por një vend ku ka ekzistuar tradita, ajo nuk shuhet. Në vitet ’50, pati një përqasje të ekspertëve jugosllave dhe atyre gjermanë, për ta rikthyer traditën. Rahoveci u kthye në qendrën gravitacionale të vreshtarisë dhe verëtarisë në Kosovë dhe jo vetëm. Në Kosovë, sa herë përmenden vreshtat me rrush, mendja të shkon menjëherë në Rahovec dhe e anasjellta. Rajoni i shtrirë në jug-perëndim të shtetit të ri, i është rikthyer traditës së vjetër të vreshtarisë dhe përgatitjes së verës. Në këtë zonë, rreth tre mijë hektarë tokë janë mbjellë me varietete të ndryshme të rrushit, duke bërë që vreshtaria dhe prodhimi i verës në Kosovë, të jenë sektorët me rritjen më të madhe. Në Rahovec gjendet një prej kantinave më të mëdha të përgatitjes së verës në Ballkan, e themeluar që në vitin 1953.

Në varësi të kërkesës tuaj, degustimi mund të kombinohet edhe me shijim produktesh vëndase si djathë kackavall, proshutë dhe kulac ose të shndërrohet në një drekë të mirëfilltë të këndshme me gatime tradicionale pula të pjekura, fli furre apo edhe qingja zone të pjekur.

Në kthim ndalesë në Prizren. Më pas nisemi drejt Tiranës.

 

Çmimi 75 Euro personi

 

Në paketë përfshihen:

 

  • Fjetje në Hotel Çarshia e Jupave  me mëngjes dhe darkë
  • Degustim në Kantinën e verës Stone Castel Rahovec
  • Udhëtimi me mjet komod
  • Shoqëruesi dhe Guida nga agjensia

 

 

Shenim: Paketa është llogaritur për rreth 25 persona.

 

 

 

 

 

 

Faleminderit që zgjodhët të udhëtoni me Ne !

 

Tour’s Location

Loading Maps
×

Pershendetje!

Mund të na shkruani në WhatsApp ose të dërgoni e-mail në trip2albania@gmail.com

× Na Kontaktoi për Çdo Pyetje?