Kemer

Kemeri është zgjedhje ideale për pushimet tuaja në Turqi. Ky lokalitet panoramik i brigjeve mesdhetare turke shërben si një pikë strategjike për të vizituar dhe shumë vende të tjera, historikisht të rëndësishme dhe ofron mundësi për pushime luksoze e moderne.

Kemeri në fakt është një qytet në zhvillim e sipër, i projektuar posaçërisht për të qenë një vend për të kënaqur gjithë nevojat e turistëve.

Kemeri është sinonimi i verës pasi gjatë kësaj stine është një nga vendet më të mira për të shijuar Mesdheun. Temperaturat janë perfekte për të pasur pushime magjike siç i keni ëndërruar gjithmonë.

Veç të tjerave Kemeri është një zonë e kompletuar nga e cila mund të vizitoni me thjeshtësi më të mirën e Turqisë jugore. Pushimet tuaja do të jenë të pasura me një pamje mahnitëse nga deti i kaltër, rrënoja historike që dëshmojnë për të shkuarën e këtij vendi dhe dyqane të llojeve nga më të ndryshmet ku mund të bëni pazar sa herë të dëshironi. Pra ky destinacion vjen si një paketë e plotë ku turisti gjen atë çfarë kërkon shumë thjeshtë. Plazhet mbeten atraksioni kryesor i turistëve në Kemer. Vija e gjatë bregdetare me rërë të bardhë dhe det të kthjellet tërheqin ҫdo vit një numër të madh vizitorësh nga e gjithë bota. Edhe këtu si sitet e tjera turke filozofia e strukturave pritëse është shërbimi  all inclusive.

Disa prej zonave turistike që mund të vizitoni në Kemer janë Parku Yoruk Aysigi, plazhi i Ciralit dhe fshati Olympos dhe  kisha Shen Nikolla.

Duke qenë një qendër e rëndësishme turistike prioritet mbeten hotelet. Kemeri ofron një zinxhir hotelesh nga rrjetet më të njohura që ofrojnë cilësi dhe komoditet për ҫdo turist.

×

Pershendetje!

Mund të na shkruani në WhatsApp ose të dërgoni e-mail në trip2albania@gmail.com

× Na Kontaktoi për Çdo Pyetje?