• (00355) 69-91 - 81 -262

Kontratë Bashkëpunimi

Nr.______                                                                                                                      Tiranë, më __________

KONTRATE BASHKEPUNIMI

Kjo kontratë lidhet ndërmjet Start  Tour Albania, i quajtur më poshtë Operatori Turistik,  dhe ______________________ e cilësuar më poshtë si agjencia.

Operatori turistik: Start Tour Albania, me NIPT L42124026U me përfaqësues  ligjor Rudina Sinani, dhe adrese: BLV. B.Curri, Tirane me nr. Cel: +355 69 91 81 262 , email: trip2albania@gmail.com, info@starttouralbania.com  web: http://starttouralbania.com  dhe

AgjenciaTuristike _______________________me NIPT____________________ me përfaqësues ligjor________________________ , dhe adresë:_______________ , dhe nr tel: +355 ______________, Cel: +355____________________ , email:_____________________ .

Duke parashtruar se:

1. Start Tour Albania si operator turistik ne Shqipëri i cili ofron paketa turistike gjatë gjithë vitit, do të ofrojë për të gjitha agjencitë që duan të bashkepunojne këto shërbime: – Hotele, Fluturime, Paketa turistike gjatë gjithë vitit, Pushime me Charter, Transferta, Makina me qira, programe individuale dhe për grupe.

2. Këto produkte ofrohen për tregun shqiptar për agjencitë anëtare, në faqen e internetit; http://starttouralbania.com/

3. Agjencitë që dëshirojnë të përdorin këto produkte duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit me Start Tour Albania si dhe të zbatojnë të drejtat dhe detyrimeve që burojnë nga kjo marrëveshje.

4. Agjencia duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje, si dhe të plotësojnë dokumentacionin mbështetës për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Agjencia duhet të dorëzojnë pranë zyrave të operatorit turistik,

 a) Kontratën e bashkëpunimit të firmosur,

b) Çertifikatë regjistrimi të agjencisë (NIPT), si dhe Logon e saj.

c) Kopje të dokumentit identifikues të administratorit të agjencisë,

 d) Numër telefoni të zyrës, si dhe adresën e plotë dhe një numër celulari.

6. Agjencitë në momentin e bashkepunimit përfitojnë çmime speciale si partnerë biznesi.

7. Agjencia do të mbajë përgjegjësi të plotë për rezervimin që kryen, për hotelin e zgjedhur nga klienti, destinacionin e zgjedhur nga klienti, apo për cdo të dhënë tjetër të hedhur gabim në rezervim

Palët bien dakord si më poshtë:

Objekti i Kontratës

Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi i të gjithë shërbimeve të përmendura në pikën 2, për agjencitë turistike të cilat regjistrohen si përdorues të ligjshëm të faqes http://starttouralbania.com/, sipas kushteve dhe detyrimeve të vendosura.

Mënyra e Bashkëpunimit

Mundësitë e bashkëpunimit si agjenci partnere janë:

a)  duke dërguar një kërkesë në adresën e emailit info@starttouralbania.com

 b) duke na shkruar ne faqen tone ne skype

Mënyrat e pagesës

Për të gjithë shërbimet që agjencia dëshiron të rezervojë dhe konfirmojë menjëherë rezervimin i duhet të kryejë mënjëherë pagesën në një nga mënyrat e poshtëpërmendura, në mënyrë që të krijojë dokumentet e nevojshme udhëtimit. Në të kundërt rezervimi i agjencisë do të jetë në statusin “I pakonfirmuar”. Për shërbimet që do ti ofrohen agjencia mund të vendosë të paguajë në një nga mënyrat e mëposhtme:

a) Pagesë me para në dorë ( CASH)

b) Pagesë me transfertë bankare ( BANK)

Detajet e Bankave:

Banka Kombëtare Tregëtare ( BKT )

EMERI : Rudina Sinani P.F ( START TOUR ALBANIA)

NR. LLOGARIE : 507816460

IBAN ALL : AL8120511571816460CLPRCLALLF

IBAN EUR : AL8520511571816460CLPRCFEURS

Gjatë rezervimit agjencisë i jepen disa mundësi pagese nëse rezervimi nuk është brenda afatit të anulimit:

  1. Mund të paraqiteni në zyrat e Operatorit Turistik për të paguar faturën e rezervimit tuaj CASH
  2. Te kryeni nje transferte bankare

Procedura e rezervimit

Agjencia mund të kryejë rezervime, ti konfirmojë duke kryer pagesën, si dhe të lëshojë gjithë dokumentacionin për itinerarin e përzgjedhur. Agjencia mban përgjegjesi të plotë për rezervimin që ka kryer. Numri i persona per cdo dhome ne hotel eshte i përcaktuar ne momentin e shënimit të të dhënave gjatë rezervimit; Gjatë rezervimit ju duhet të cilësoni saktë numrin e personave që udhëtojnë, moshën e saktë të fëmijës në momentin e udhëtimit, pasi politikat e furnitorëve variojnë sipas moshës së fëmijës. Shërbimet e ofruara te cdo hoteli ndryshojne nga nje shtet në tjetrin ne varesi te rregullave përkatese. Informacioni akomodimit është i siguruar nga vetë hotelet në faqet zyrtare të tyre dhe cdo pasaktësi informacioni, duke përfshirë dhe fotografitë nuk është përgjegjësi e Operatorit turistik. Hotelet mund te ndryshojnë emrin zyrtar të tyre në cdo kohë dhe kjo nuk konsiston në ndryshimin e hotelit apo modifikimin e rezervimit. Nëse hoteli kërkon kosto shtesë për krevate ekstra,vakte ose shërbime te tjera, këto do të paguhen sipas mënyrës së kërkuar nga furnitori.

Cdo natë ekstra e shtuar pas konfirmimit te rezervimit do të konsistojë në kosto extra.

– Rezervimet e hoteleve

Në momentin e konfirmimit të rezervimit të një hoteli, dhe kryerjes së pagesës agjencia ka mundësi të krijojë Voucher (dokumenti i konfirmimit të hotelit) Voucher i lëshuar i cili tregon numrin e rezervimit dhe është detyrues për paraqitjen e klientit në hotel, dhe do të këtë të pasqyruar të dhënat e agjencisë dhe logon e saj. Klienti do të përfitojë ato shërbime që janë shënuar në voucher. Klienti nuk do të përfitojë asnjë shërbim që nuk është shënuar në Voucher. Furnitoret mund të refuzojnë pranimin e rezervimit ne rast se informacioni i dërguar per prenotim nuk është i plotë. Gjithashtu operatori nuk mban asnjë përgjegjësi për: Incidente që mund ti ndodhin klientëve të agjencisë me bagazhet, humbje të fluturimeve për shkak të vonesave të klientit, grevave, kushteve klimatike, ndryshimeve që mund të ndodhin gjatë tranzitit apo ndonjë situate tjetër jashtë kontrollit të operatorit.

AFATET

Kushte te përgjithshme:

Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai përpara 5 (pesë) ditë ose më shumë ditë përpara udhëtimit, klientit i kthehet shuma e plotë e paguar në emër të agjencisë. Nëse përpara anullimit është bërë ndonjë shpenzim, ky shpenzim do të zbritet nga shuma që do të marrë klienti. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti. Nëse rezervimi i bërë nga klienti anullohet nga vetë ai në më pak se 3 (tre) ditë përpara udhëtimit, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia. Nëse klienti nuk paraqitet ose largohet nga udhëtimi më përpara datës së parashikuar nga agjencia, klienti nuk ka të drejtë të rimbursohet nga agjencia Transferimet ( për paketat e udhëtimit)

Anulimet

Në momentin e rezervimit të çdo produkti ju do të njoftoheni dhe për afatin e anulimit si dhe kostot që i detyroheni Start Tour Albania në rast anulimesh. Çdo kërkesë e tillë që do vijë nga agjencia do të trajtohet në përputhje me kushtet e vendosura në momentin e rezervimit. Në rast se gjatë kërkimit të një produkti agjencia nuk është e qartë për afatet e anulimeve ose ato nuk janë të specifikuara, është përgjegjësi e agjencisë të kërkojë sqarim nga Start Tour  përpara se te procedojë me rezervimin.

Procedura e Rimbursimit

Kërkesat për rimbursim do të konsiderohen në përputhje me politikat e anulimit te vendosura nga Start Tour Albania. Në rast anulim paketash turistike nga ana e Start Tour Albania ( në rast se nuk plotësohet numri i parashikuar, ose në situata të jashtëzakonshme), agjencia do të njoftohet për procedurën e rimburisimit në momentin e njoftimit te anulimit. Në raste të tilla agjencia (ose klientët e saj) do tu rimbursohet e plotë shuma që kanë paguar.

Kërkesat për rimbursim në rast anulimi nga agjencia duhet paraqiten pranë zyrave të Start Tour Albania, në formë të shkruar, brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të anulimit. Kërkesa do të shoqërohet me dokumentacionin provues dhe, do ti kthehet përgjigje brenda 10 ditëve pune nga data e marrjes së njoftimit.

Ndryshime të tjera në rezervim.

Çdo kërkesë e agjencisë lidhur me rezervimet e saj do të merret menjëherë në konsideratë nga operatori turistik. Zgjidhja e kërkesës do të jetë gjithmonë në përputhje me të drejtat dhe detyrimet e palëve brenda kësaj marrëveshjeje. Pavarësisht këtyre operatori do të përpiqet apo sugjerojë mënyrat më të mira për zgjidhjen e kërkesës. Kërkesat për ndryshim në rezervim duhet të kryhen brenda afateve dhe detyrimeve të vendosura nga furnitori në momentin e rezervimit. Për cdo ndyshim pas këtij afati do të aplikohen tarifat shtesë në varësi të politikave të ndryshimeve të përcaktuara në sistem.

ANKESAT

Në rast ankese agjencia duhet ti drejtohet operatorit brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të shërbimit. Start Tour Albania është i detyruar të kthejë një përgjigje brenda 20 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës

HYRJA NË FUQI

Kjo kontratë hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit dhe të plotësimit të gjithë dokumentacionit mbështetës të kërkuar nga operatori turistik dhe, ka një afat një vjecar. Kontrata mund të rinovohet me te njëjtin afat automatikisht, nëse asnjëra nga palët nuk njofton me shkrim palën tjetër 30 ditë para përfundimit të afatit të kontratës. Palët në marrëveshje bien dakord të plotësojnë kushte dhe detyrimet e nënshkruara.

 ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE

Të gjitha mosmarrëveshjet mes palëve lidhur me sa është rënë dakord, nëse nuk zgjidhen mes palëve, do të shqyrtohen sipas legjislacionit shqiptar në gjykatat shqiptare.

                                                                                                        AGJENCIA TURISTIKE

START TOUR ALBANIA                                                                                                                                                                  

×

Pershendetje!

Mund të na shkruani në WhatsApp ose të dërgoni e-mail në trip2albania@gmail.com

× Na Kontaktoi për Çdo Pyetje?