Nisja 28 Nentor

Në Çmim përfshihen :
✔️ -Transporti Komod vajtje ardhje
✔️- Trageti nga Igumenica vajtje ardhje
✔️- Akomodimi 2 Netë / 3 Ditë ne hotel 3*
✔️- Mëngjesi & Darka me menu Greke
✔️- 1 Darke me Valltar dhe muzike Greke + pije
✔️- Shoqerues dhe guide nga agjensia

DITA 1 TIRANE – KORFUZ

Nisja nga Tirana në orën 04:00 të mëngjesit drejt Korfuzit. Gjatë rrugës do të kemi pushime të shkurtra ku do të konsumojmë mëngjesin dhe kafen. Vazhdojmë drejt doganës së Qafë Botës. Pasi kryejmë procedurat doganore vazhdojmë udhëtimin drejt portit të Igumenicës. Mbërrijmë në Igumenicë rreth orës 11:00 (me orën lokale) për të marrë tragetin. Mbërritja në Korfuz. Sistemimi në hotel. Shëtitje, relaks dhe konsumimi i darkës në hotel.

DITA 2 KORFUZ

Pasi konsumojmë mëngjesin në hotel, nën drejtimin e shoqëruesit të agjensisë do të fillojmë vizitën panoramike në pikat kryesore atraktive të qytetit, si: Kalaja e vjetër (Paleo Frourio), Kalaja e re (Neo Frourio), sheshi venecian Spianada, rrugicat e shtruara me kalldrëm të qytetit të Korfuzit që është edhe pjesë e UNESCO-s, Pallati i Mbretëreshës Sisi, etj. Dreka e lirë. Pas pushimit të drekës shëtitje e lirë për të shijuar pamjen e mrekullueshme të ishullit të Korfuzit. Darka në hotel me muzike dhe valltar Grek organizuar nga agjensia .

DITA 3 KORFUZ – TIRANE

Pasi konsumojmë mëngjesin në hotel, vazhdojmë rrugën e kthimit me traget per ne Igumenice. Gjatë rrugës do të kemi ndalesa të shkurtra për të konsumuar drekën. Në mbrëmje mbërritja në Tirane.