Plazh ne Salerno, Capri, Amalfi, 6 dite, 450€

Datat e tjera te nisjeve :
– 7, 14, 21 Gusht – 450€

Dita e Parë: Nisja me traget nga Durrësi në orën 22.00. Lundrimi për në Bari.

Dita e Dytë: Mbrritja në Bari në orën 08.00. Nisja për në Salerno me autobus. Sistemi në Hotel. Pasdite e lire per te shijuar detin, pasi hoteli ndodhet buze plazhit ose nje shetitje ne qytetin e Salernos. Darka ne Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Nisja heret me autobus për në Sorrento dhe me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Qendrojme per plazh rreth 2 ore ne ishullin e Kaprit. Kthimi me traget në Sorrento. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. Kthimi ne Hotel ne Salerno. Darka dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjes në Hotel. Nisja me autobusin publik te qytetit për në Amalfi(6 euro per person). Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj. Qendrojme ne Amalfi per plazh rreth 4 ore. Kthimi ne Salerno.
Pasdite e lire per plazh afer Hotelit ose per shetitje ne qytet. Darka ne Hotel.

Dita e Pestë: Mengjesi ne Hotel. Nisja për në Napoli me autobus. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Nisja per ne Bari ku do te marrim tragetin e ores 20:00.

Dita e Gjashte:

Mberritja ne portin e Durresit ne oren 08:00 ne mengjes dhe transferta per ne Tirane. Fundi I sherbimeve tona.

Me Shume Detaje: Në pagesë 450 Euro përfshihen:1. Udhëtimi me traget vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Sorrento – Kapri.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Kabinë të Brendshme në Traget për 2 netë dhe në Hotel Mediterranea 4*  buze detit ne Salerno për 3 netë qëndrimi.
4. Mëngjeset dhe Darkat në Hotel.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • Personi ne dhome teke paguan 499 euro.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Pershendetje!

Mund të na shkruani në WhatsApp ose të dërgoni e-mail në trip2albania@gmail.com

× Na Kontaktoi për Çdo Pyetje?