Vjeshtë në Barcelonë, 4 Ditë €399



Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë – Barcelonë. Nisja nga Podgorica në orën 13:45, Mbrritja në Barcelonë në orën 16:10. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell,i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi e Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve,Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek Torre Agbar. Pasdite e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monsarrat (pagesë shtesë). Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e TretëMëngjesi në Hotel. Paradite,vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës,si:Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olompik dhe sheshet olimpike,Museu Catalan d’Arts. Do të vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugen tregtare Las Rambas,ku gjndet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë.Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmëtek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Podgoricë. Nisja nga Barcelona në orën 10.45. Mbrritja në Podgoricë në orën 13:10. Nisja me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Nisja më  3, 24 Tetor
Me Shume Detaje: Në pagesën 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricë – Barcelonë – Podgoricë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Çmimet e dhomave

» Vjeshtë I
nga 03/10/2019 në 06/10/2019
Tarifa»
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
€ 399.00


» Vjeshtë II
nga 24/10/2019 në 27/10/2019
Tarifa»
Dhomë Standart (Max: 3 Rritur)
€ 399.00


Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

×

Pershendetje!

Mund të na shkruani në WhatsApp ose të dërgoni e-mail në trip2albania@gmail.com

× Na Kontaktoi për Çdo Pyetje?